0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Ministri Shaqiri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rektorit të ri të UNT-së

Merita për të gjitha sukseset dhe arritjet e universitetit më të ri, por edhe më të shpejtë shtetëror “Nënë Tereza” i takon të gjithë stafit që punon këtu që nga viti 2016, të udhëhequr nga rektori i parë dhe aktual, Prof. Dr. Aziz Polozhani, i cili në fakt tregoi dhe dëshmoi se si duhet udhëhequr dhe drejtuar një universitet në drejtimin e duhur. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e falënderoj për gjithë punën e deritanishme dhe e përgëzoj për të gjitha rezultatet e arritura. Rektorit të ri, Prof. Dr. Izet Zeqirit i uroj që të vazhdojë historinë e suksesit dhe ta udhëheq këtë institucion të arsimit të lartë drejt arritjeve të reja.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle