Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Ministri serb për transport shprehu falënderim për shpëtimin e fëmijëve serbë në autostradën Thrakia dhe diskutoi për dërgimin e qymyrit nga Bullgaria në Serbi

Ministri serb i Transportit, Tomisllav Momiroviq, i ka falënderuar qytetarët bullgar, institucionet dhe Qeverinë në Sofje të cilët i shpëtuan bashkatdhetarët e tij nga autobusi që doli nga autostrada Thrakia, njofton korrespodenti i MIA-së nga Sofja. Momiroviq tha se vëmendja dhe përkushtimi i të gjithë njerëzve të rëndomtë nga Bullgaria ka jehonë shumë të mirë në Serbi dhe vendi i tij është shumë mirënjohës për këtë. Momiroviq sot ndodhet për vizitë në Sofje, ku u takua me homologun e tij bullgar Hristo Aleksiev.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle