0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Ministri Boçvarski u takua me ambasadorin polak Ticinjski

Projektet kapitale janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministri Bekim Rexhepi në takimin e sotëm të punës në Shkup me ambasadorin polak Vojcieh Ticinjski dhe e potencuan nevojën nga rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Shkup, 8 korrik 2021 (MIA) – Projektet kapitale janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministri Bekim Rexhepi në takimin e sotëm të punës në Shkup me ambasadorin polak Vojcieh Ticinjski dhe e potencuan nevojën nga rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ministri Boçvarski informoi për projektet infrastrukturore që janë realizohen në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe projektin për gazifikimin e vendit. Në takim, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, është hapur edhe çështja për kandidaturën polake për Këshillin e Organizatës ndërkombëtare detare.

“Në takim, e njoftova ambasadorin me projektet e mëdha kapitale që i realizojmë në vendin tonë.

Biseduam për të gjitha projektet, veçanërisht për projektet që ne planifikojmë të zbatojmë në periudhën e ardhshme dhe të cilat janë të rëndësishme për lidhjen rajonale të vendit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të folur në lidhje me rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi ministri Boçvarski.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja të dy vendeve lidhur me përballjen me sfidat nga kriza me Kovid-19. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle