0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski: Vendimi është pas paravanit, na duhet e ardhme e re

Vendimi është pas paravanit. Aty jeni ju kryesorët, jeni vullneti juaj, ëndrrat tuaja dhe e ardhmja jonë e përbashkët, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm në Ohër me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare maqedonase.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) – Vendimi është pas paravanit. Aty jeni ju kryesorët, jeni vullneti juaj, ëndrrat tuaja dhe e ardhmja jonë e përbashkët, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm në Ohër me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare maqedonase.

Ai e përsëriti thirrjen e tij për bashkim dhe pjesëmarrje masive, duke iu drejtuar të gjithë votuesve që duan ndryshim dhe një të ardhme të re.

Ne vendosëm të luftojmë, potencoi ai, sepse e kemi një motiv të rëndësishëm, dhe ai është e ardhmja e re.

Ai vlerësoi se për kryeministrin dhe udhëheqësin e LSDM -së Zoran Zaev, “kjo është mundësia e fundit për shpëtim” dhe theksoi se nuk është e pamerituar sepse, siç tha ai, njerëzit janë kundër dhe kjo është pasojë e shumë zhgënjimeve dhe premtimeve të parealizuara

Butoni Kthehu në krye
Mbylle