0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski nga Gazi Baba porositi se synon krijimin e ardhmërisë për të gjitha gjeneratat

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga tubimi në komunën e Gazi Babës porositi se beson në shtetin dhe popullin dhe synon krijimin e ardhmërisë për të gjitha gjeneratat.

Shkup, 8 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga tubimi në komunën e Gazi Babës porositi se beson në shtetin dhe popullin dhe synon krijimin e ardhmërisë për të gjitha gjeneratat.

Mickoski e akuzoi Zoran Zaevin për premtimet për rroga më të larta.

“Çfarë interesi nga 500 eurot e tij të rreme kur harxhimet për jetesë janë shumë të mëdha se ajo që e merr një familje”, shtoi ai.

Para banorëve të Gazi Babës ai porositi se kjo është luftë, në të cilën ata besojnë dhe e ëndërrojnë, përkundër rrënimit të vlerave dhe shkeljes së parimeve.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që më 17 tetor të dalin masivisht dhe të rrethojnë 82 për Danella Arsovska, duke shtuar se vetëm ashtu shkupjanët do të përkrahin Shkup bashkëkohor dhe rezultatet të cilat do të vijnë shpejtë dhe sigurtë.

“Grua për kryetare të Qytetit, profesioniste dhe menaxhere e qytetit. E pavarur nga politika, njeri që askujt nuk i ka borxh dhe e cila u angazhua që sukseset në planin ndërkombëtar, t’i reflektojë në nivel të qytetit të Shkupit”, bëri thirrje Mickoski.

Në tubimin fjalim mbajti edhe kandidati për kryetar të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, i cili porositi se gjatë katër viteve të ardhshme do të veprojnë njëlloj në të gjitha sferat ndërsa fokusi do të orientohet ndaj ekonomisë në nivel lokal. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle