0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski në Prilep: Më 17 tetor arrijnë ndryshimet dhe ardhmëria me prosperitet

Në Prilep jemi që banorëve të Prilepit t’ua transmetojmë porosinë tonë se vitet më të mira janë duke ardhur me kryetarin e ri të komunës, dr. Borçe Jovçeski. Presim fitore që në rrethin e parë më 17 tetor, kur do të krijojmë ardhmëri të re , të përbashkët dhe me prosperitet, porositi sot në Prilep kryetrai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Prilep, 9 tetor 2021 (MIA) – Në Prilep jemi që banorëve të Prilepit t’ua transmetojmë porosinë tonë se vitet më të mira janë duke ardhur me kryetarin e ri të komunës, dr. Borçe Jovçeski. Presim fitore që në rrethin e parë më 17 tetor, kur do të krijojmë ardhmëri të re , të përbashkët dhe me prosperitet, porositi sot në Prilep kryetrai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se pas zgjedhjeve lokale pret shumicë të re parlamentare dhe zgjidhjen e problemeve, mes të cilave edhe krizën energjetike.

“Janë rritur çmimet e produkteve themelore, shtrenjtohen edhe benzinat, ndërsa është e mundur që shumë shpejtë të ketë rritje edhe të energjisë elektrike. Ekonomia e ndjen këtë tani, pasi çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është alarmant. Nga Qeveria sërish bëjnë disa egzebicione me zgjidhjet sot për nesër”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai konsideron se vështirë mund të caktohet data për negocitata për anëtarësim në BE.

“Nuk pres që Zoran Zaevi do të sjellë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Që të sjellni datë, fillimisht duhet të jeni ekonomikisht të fuqishëm, të sundojë e drejta, të keni luftë pa kompromis me krimin dhe me korrupsionin, të punoni për popullin. Ashtu rritet pozita për marrjen e datës për negocuata për anëtarësim në BE”, deklaroi Mickoski. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle