0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski: Madje as 2030-ta nuk është vit kur vendi do të jetë pjesë e BE-së

Madje as 2030-ta nuk është viti kur Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm në komunën Gjorçe Petrov.

Shkup, 6 tetor 2021 (MIA) – Madje as 2030-ta nuk është viti kur Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm në komunën Gjorçe Petrov.

Mickoski theksoi se nuk ka Bashkim  Evropian me LSDM-në, sepse, siç tha, ata kanë hyrë thellë në krim dhe korrupsion.

“Jo vetëm që me LSDM-në nuk ka datë, por edhe Maqedoninë e shtynë në krizë të re në integrimet evropiane që për shkak të krimit të tyre dhe korrupsionit ngjitës, BE-ja u bë cak i largët. A ju kujtohet, na thoshte dilni për Maqedoni evropiane – dhe do të kemi shëndetësi pa pagesë. Kishte bilborde në të cilat porosiste se do të sigurojë studime pa pagesë në Evropë, 250 mijë euro ndihmë çdo ditë, 18 milionë euro për reforma në gjyqësi dhe çka jo tjetër. E cili është realiteti?”, tha Mickoski.

Në fjalimin e tij Mickoski foli edhe për Raportin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Mickoski akuzoi se është gënjeshtër se kablloja dhe rryma janë fajtorë për 14 njerëzit e djegur dhe theksoi se do të përgjigjen për tragjedinë.

Bartësi i listës për këshilltarë për Qytetin e Shkupit, Trajko Sllaveski, para qytetarëve të Komunës Gjorçe Petrov porositi se është mjaft më nga Shkupi i ndotur dhe i shkatërruar.

Ai premtoi se Shkupi do të jetë qytet me Sallë të re universale, park të ri argëtues, rend në komunikacion, si dhe qytet me transport publik të sigurt dhe efikas ekologjik. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle