0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski: LSDM-ja nuk ka program, bën lëvizje dëshpëruese

Nga pushteti nuk ka as plan as program. Kanë bërë fletushka me të njëjtat premtime prej para katër viteve dhe mendojnë se do ta mashtrojnë përsëri popullin. Por, në këto zgjedhje, përkundër të gjitha presioneve dhe kërcënimeve për të cilat kam dëgjuar, përkundër ryshfetit brutal, sipas të gjitha sondazheve dhe shifrave, LSDM do të humbasë bindshëm. Këtë e din edhe Zaev dhe ata rreth tij, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sotëm në Kriva Pallankë.

Kriva Pallankë, 13 tetor 2021 (MIA) – Nga pushteti nuk ka as plan as program. Kanë bërë fletushka me të njëjtat premtime prej para katër viteve dhe mendojnë se do ta mashtrojnë përsëri popullin. Por, në këto zgjedhje, përkundër të gjitha presioneve dhe kërcënimeve për të cilat kam dëgjuar, përkundër ryshfetit brutal, sipas të gjitha sondazheve dhe shifrave, LSDM do të humbasë bindshëm. Këtë e din edhe Zaev dhe ata rreth tij, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sotëm në Kriva Pallankë.

Sipas Mickoskit, pushteti ka frikë nga humbja dhe prandaj bën lëvizje dëshpëruese.

“Pyetja e vërtetë është pse Zaev jep ryshfet katër ditë para zgjedhjeve, dhe përgjigja e vërtetë për këtë është, sepse ata janë të frikësuar, sepse nëse ata vërtet besojnë atë që thonë se janë më të mirët dhe se do të fitojnë zgjedhjet, ata nuk e bëjnë kanë nevojë për ryshfete, por ata e dinë se populli është lodhur nga këta kriminelë dhe mashtrues”, tha Mickoski.

Ai akuzoi se Zaev ndan ndihmë shtetërore për kompanitë e afërta të pushtetit. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle