0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Mickoski: Kovaçevski ta refuzojë propozimin, ndërsa unë do ta tërheq kërkesën për zgjedhje të parakohshme

As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. I ofrova Kovaçevskit të dalë dhe ta refuzojë këtë si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe aspekti i tretë, i kam ofruar nëse aq shumë beson se është siguruar identiteti, atëherë së pari në pjesën e konkluzioneve të mbledhjes së parë ndërqeveritare të fshihen neni 11 dhe neni 14. Këto janë tre konkluzionet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili i ka bërë të njohura pas takimit me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle