0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski: Ata flasin për të kaluarën, ndërsa ne për projekte dhe për të ardhme të re

- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski gjatë vizitës së sotme në Koçan vlerësoi se nuk janë të nevojshme komente për sjelljen e njerëzve të cilët, siç tha, janë ngatërruar në moçal politik dhe sulmojnë me fushatë të zezë, sepse ashtu koalicioni të cilin e kryeson ai do të marrë më shumë nota pozitive.

Koçan, 27 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski gjatë vizitës së sotme në Koçan vlerësoi se nuk janë të nevojshme komente për sjelljen e njerëzve të cilët, siç tha, janë ngatërruar në moçal politik dhe sulmojnë me fushatë të zezë, sepse ashtu koalicioni të cilin e kryeson ai do të marrë më shumë nota pozitive.

“Nuk pres se do të flasin për projekte, sepse nuk kanë projekte dhe nuk pres të flasin për të ardhme, sepse nuk dinë si të krijojnë të ardhme të re. Nëse e shihni në këtë fushatë ata ose flasin për të kaluarën, na kthejnë 10 vite mbrapa. Ata le të vazhdojnë të gjuajnë ulët, sa më ulët godasin, ne aq më lartë ngritemi. Ne flasim për projekte, për të ardhme të re dhe kështu edhe një, dy ditë deri në fund të fushatës do të vazhdojmë, ndërsa nga e hëna na pret shumë punë, ta nxjerrim Maqedoninë, ta nxjerrim Koçanin nga moçali politik në të cilin gjendet sot”, theksoi Mickovski.

Akuzoi se në publik nuk mund të gjendet asnjë sukses i qeverisë aktuale, të cilin, siç tha, e ka bërë shteti më i korruptuar në Evropë.

“Është fakt se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së bëri që Maqedonia të jetë e treta në botë sipas vdekshmërisë nga pandemia kovid dhe në praktikë e qoi në fund sipas ekonomisë në rajon, por edhe në Evropë. Fakt është se është futur në borxhe shumë, është fakt se gjëja e vetme që bënë është shitja e identitetit nacional, fakt është në arsim dhe reforma të cilat i bënë nuk kemi asnjë Universitet në 100 të parët në Listën e Shangait dhe edhe shumë, shumë humbje të cilat i bënë”, shtoi Mickovski. Shtoi se e vetmja gjë që i mbetet pushtetit është ta frikësojë popullin dhe ta ndajë në baza të ndryshme, ndërsa koalicioni “Ripërtëritje e Maqedonisë” sheh kah e ardhmja, ofron projekte dhe plane për zhvillim. fc/ 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle