0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mickoski: Data 17 tetor është mundësi që t’i dërgoni vërejtje serioze pushtetit

Data 17 tetor është datë kur vendoset për ardhmërinë tonë, kjo është mundësi të prononcoheni dhe t’i dërgoni vërejtje serioze pushtetit, të mos i përkrahni ata Zorana të vegjël, njerëz lakmitarë për pushtet dhe ata të cilët bashkëpunojnë me ta vetëm që t’i ruajnë kolltuqet e tyre. Ata nuk kanë as program, as nuk dinë se çka nënkupton program me plan dhe vizion. Ata nuk kanë vizion, pasi vizioni i tyre janë tenderët dhe bizneset kriminele, tha sonte mes tjerash në tubimin në Novosellë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Strumicë, 10 tetor 2021 (MIA) – Data 17 tetor është datë kur vendoset për ardhmërinë tonë, kjo është mundësi të prononcoheni dhe t’i dërgoni vërejtje serioze pushtetit, të mos i përkrahni ata Zorana të vegjël, njerëz lakmitarë për pushtet dhe ata të cilët bashkëpunojnë me ta vetëm që t’i ruajnë kolltuqet e tyre. Ata nuk kanë as program, as nuk dinë se çka nënkupton program me plan dhe vizion. Ata nuk kanë vizion, pasi vizioni i tyre janë tenderët dhe bizneset kriminele, tha sonte mes tjerash në tubimin në Novosellë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Në programin e partisë së tij, megjithatë, ka pasur ndërtim të 2.000 rrugëve të reja, ndërtim dhe rikonstruim të 100 kopshteve për fëmijë, 150 shkollave, investime në ambientin jetësor dhe 150 parqe të reja, objekte nga kultura, 90 salla sportive për të rinjë, gazifikim për komuna përparimtare dhe digjitalizim të komunave më efikase.

“Kjo është ajo që ia fut frikën në eshtrat e kundërshtarit tone politik dhe për këtë shkak do të dëgjoni se si bërtasin që mos të dëgjohet vaji i popullit, pasi shpirti dhemb, ndërsa zemra këputet nga ky krim, nga këto tradhëti, nga ky turp në të cilin jetojmë 52 muaj”, tha Mickoski.

Ai u porositi kandidatëve për kryetar të komunave dhe këshilltarëve të ëndërrojnë punë të mëdha dhe të bëjnë punë të mëdha, pasi njerëzve u duhen hapa të mëdha, që të dalin, siç tha, nga ky moçal politik, ku gjendemi. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle