0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Micevski: Deputetët e LSDM-së e arsyetuan sjelljen e Xhaferit

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se prej sot se Kodi i Etikës Parlamentare nuk ekziston dhe se duke votuar “kundër” rendit të ditës së Komisionit për rregulloren e punës dhe çështjet e imunitetit mandatar, deputetët e LSDM-së e arsyetuan sjelljen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe qëndrimin ndaj administratës që u dëgjua nga mbarë opinioni i Maqedonisë.

Shkup, 6 qershor 2022 (MIA) – Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se prej sot se Kodi i Etikës Parlamentare nuk ekziston dhe se duke votuar “kundër” rendit të ditës së Komisionit për rregulloren e punës dhe çështjet e imunitetit mandatar, deputetët e LSDM-së e arsyetuan sjelljen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe qëndrimin ndaj administratës që u dëgjua nga mbarë opinioni i Maqedonisë.

-Ajo që përjetoi administrata sot dhe ditën që ndodhi, ajo që u bë me mbylljen e deputetëve është diçka që ndodh në çdo institucion në të gjithë vendin, çdo ditë. Poshtërimi, mobing, mosrespektii është diçka që përjetohet çdo ditë nga të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim feje, etnie apo përkatësie. Kështu funksionon dyshja LSDM dhe BDI, tha Micevski.

Sipas tij, ata gjithmonë ikin nga përgjegjësia, por përgjegjësi do të ketë para qytetarëve.

Micevski sërish u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 18 qershorit dhe tha se kjo do të jetë fillimi i fundit të kësaj qeverie të dorëhequr dhe trazirave që mbretërojnë. ls/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle