Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërimet MKD

20 shtator 2021

20 shtator 2021

Shkup – Seancë parlamentare e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive. (Salla “Boris Trajkovski”/ 11:00)

Shkup – Seancë parlamentare e Komisionit për Punë dhe Politike Sociale (Salla 6/11:00)

Shkup – Seanca e 14-të dhe 24-të parlamentare e Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri (Salla “Boris Trajkovski”/ 14:00 dhe 14:10)

Shkup – Takim lamtumirës e ambasadorit spanjoll Emilio Lorenza Sera me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi (Kabineti i Vjetër/11:00)

Shkup – Hapja ceremoniale e Shkollës Ndërkombëtare Verore së 11-të të Fakultetit Ekonomik – Shkup, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”. (10:00, onlajn në Google Meet)

Ohër – Hapja ceremoniale e trajnimit të parë civil të NATO-s “Maqedonia e Veriut 2021” në organizimin e Qendrës Euroatlantike të NATO-s (EADRCC) për koordinim gjatë përgjigjes kundër katastrofave dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). (tek ish kazerma “Mihajlo Apostolsi”/ 10:00, arritja e mediave të akredituara nga ora 09:15 deri në 09:45)

Shkup – Konferencë për shtyp me rastin e grant ndihmës nga Japonia “Projekti për përmirësimin e instrumenteve muzikore, pajisje për ndriçim dhe zërim të Operës dhe Baletit”. (tek Opera dhe Baleti Nacional/12:00, hyrje të gazetarëve në ora 11:45).

Shkup – Konferencë për shtyp e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me temë “Menaxhimi i burimeve njerëzore – çelës për zhvillimin e kompanive”. (Oda Ekonomike, salla 1 në katin e 5-të/11:00 ose onlajn përmes platformës Zoom)

Shkup – Konferencë për shtyp për prezantimin e publikimeve dhe hulumtimeve të zbatuara në korniza të projektit “Partneriteti Juridik: Kthimi i besimit të qytetarëve në organizim të Institutit për Politik Evropiane. (15:00)

Shkup – Shënimi i Ditës Botërore për ngritjen e vetëdijes  për zhvillimin e fëmijëve – 20- shtatori, në organizim të Shoqatës RAST. (Sheshi “Maqedonia”, para statujës së “Ushtari në kalë”/ 10:00)

Tetovë – Konferencë për shtyp e Aleancës për Shqiptarët (selia e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë/15:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Amar Mecinoviq nga E Majta, në të cilën do të kumtoj kandidatët zyrtarë për kryetarë komune dhe bartës të listave për kandidatë të E Majtës (pres qendra e E Majtës/11:00)

Gostivar – Konferencë për shtyp e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua” dhe Forumit Rinor të BDI-së në Gostivar (para objektit të komunës së Gostivarit/12:00)

________________________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle