Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërimet – MKD

8 tetor 2021

8 tetor 2021

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve Fatmir Bytyqi do të marr pjesë në prezantimin e Indeksit të burokracisë, që është pjesë e projektit “Drejtë zvogëlimit të ngarkesës burokratike”, të zbatuar nga “Macedonia 2025”, instituti “INESS” dhe fondacioni “Gridriech Naumann”. (hotel Meriot/ 11:00, deklarata për media/10:45)

Kumanovë – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Luftë kundër Korrupsionit Lupço Nikollovski do të inspektojnë rehabilitimin e rrugës rajonale Kumanovë – Straçincë. (rruga rajonale Kumanovë-Straçincë / 13:00, media të jetë në stacionin e benzinës Viena Petrol, në rrugën rajonale Kumanovë-Straçincë / 12:45)

Shkup – Akademia e Arteve dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut do të shënojë Ditën e Akademisë. (AASHMV/ 12:00)

Shkup – Aksioni i dhurimit të gjakut i organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV – organizata komunale Kisella Vodë dhe Instituti për Mjekësinë e Transfuzionit. (Hapësirat e komunës së Aerodromit / 9:00)

Shkup – Koncert elektroakustik me shfaqje premiere të muzikës nga kompozitorja Ana Pandevska, e realizuar nga flautistja dhe vokalistja Biljana Kamçeva. (Muzeu i Luftës Maqedonase / 19: 00)

Manastir – Koncert i “Interfest” me dyshen e pianos Mihael Kun dhe Kristof Evers nga Gjermania. (Muzeu / 20:00)

Zgjedhjet lokale 2021

Dibër – Aktivitetet zgjedhore të BDI -së.

Shkup – Aktivitetet zgjedhore të Lëvizjes Besa. (Haraçinë / 19: 30)

Shkup –  Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të prezantoj fushatën “Krijo të ardhme të re” në Makedonski Brod (sheshi i qytetit/17:00) dhe në Shkup (parakopmunës Sopishte/18:00, Aerodrom, parku “Jane Sandanski”/19:30).

Shkup – Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë në Çeshinovo-Obeleshevo, Zërnovci dhe Koçan ku do të mbaj fjalim kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe Kandidatët për kryetar të komunave (Çeshinov-Obleshev, parku Shtrk/ 17: 30) , Zërnovcë (Sheshi / 18:40) dhe Koçan (para monumentit të Lirisë / 20: 00)

Shkup – Nënkryetari Oliver Spasovski dhe kandidatja për kryetare të komunës Milikije Halimi nga LSDM-ja do të mbajnë fjalim në Haraçinë. (Haraçinë / 18: 00)

______________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle