Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

23 shkurt 2022

23 shkurt 2022

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 62-të. (Salla e madhe/12:00)

Shkup – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Zhvillimit rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Rama, do të mbajnë takim. (Klubi i deputetëve, deklarata për mediat/11:00)

Kumanovë/Kriva Pallankë – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu do të marrë pjesë në ngjarje të cilat janë pjesë e dialogut të MASH-it për krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023 dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional. (Komuna e Kumanovës, deklarata për media/10:00, Komuna e Kriva Pallankës, deklarata për mediat/13:50)

Shkup – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti do të ketë fjalim në konferencën për promovimin e Planit të pestë kombëtar të veprimit për Partneritet për pushtet të hapur 2021-2023 dhe shënim të dhjetë vjet të Partneritetit për pushtet të hapur në Maqedoninë e Veriut. (h.”Alekandar Pallas”/11:00)

Shkup – Asamble vjetore e Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë. (ASHAM, salla solemne/12:00)

Ohër – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të ketë fjalim në llogaridhënien rajonale “Ndryshime që sjellin ardhmëri – 100 ditë pushtet lokal llogaridhënie e VMRO-DPMNE-së” të kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së. (h.”Unique”/12:30)

Shkup – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami do të mbajë konferencë për shtyp “100 ditë qeverisje me Komunën e Tetovës”. (hapësirat e Komunës së Tetovës/12:00)

Shkup – Eurothink – Qendra për strategji evropiane do të mbajë konferencë në temë “Pyje të shkatërruara – hartim i krimit të organizuar në formë të prerjeve të paligjshme”. (h.”Meriot”/10:30)

Shkup – Sindikata e pavarur e policisë do të mbajë konferencë për shtyp. (para Radiotelevizionit të Maqedonisë së Veriut/12:00)

Shkup – Onlajn prezantim i analizave të shpenzimit të prodhimeve për menaxhim me shëndetin menstrual në kuadër të projektit “Diskriminim gjinor tatimor”.  (https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZIqc-yvqDssGtTlbznnQQ1zL5aL4A4zf4gI /13:00)

Shkup – Onlajn panel diskutim në temë “Kaosi i informimit: Trendet dhe perspektivat” në organizim të CIVIL. (Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram/13:30)

Shkup – BEST Shkup do të mbajë takim informativ për anëtarë të rinj. (Kampusi teknik/18:00)

________________________________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle