Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

29 dhjetor 2021

29 dhjetor 2021

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski do t’ia ndajë mandatin për formimin Qeverisë Dimitar Kovaçevskit, kryetarit të LSDM-së. (Faqja e Fejsbukut dhe kanali në Youtube i presidentit Pendarovski/13:00, kameramanët dhe fotoreporterët në Kabinetin e presidentit/12:30)

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të prezantoj të dhënat për ndihmë shtetërore për kompanitë përmes masave nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve, për investimet e realizuara në vitin 2020. (https://www.youtube.com/watch?v=vUG5UZlDG8Q/ 11:00)

Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë vazhdimin e mbledhjes së 58-të. (https://us06web.zoom.us/j/84090352035?wd=LzBBVnhwVEFaUEZRVS80NHlNVWxVdz09/11:00)

Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të mbajë konferencë për media në temën “Prezantimi i anketës për investime të huaja direkte dhe grumbullim të rezultateve nga puna për këtë vit e Asociacionit të Kompanive të Huaja me Prodhimtari Teknologjike të Avancuar” në të cilën do të marrin pjesë Viktor Mizo, kryetar dhe Borjan Borozanov, nënkryetar i Asociacionit të Odave të Huaja me Prodhimtari të Avancuar Teknologjike . (OEMV, kati, salla 4/12:30)

Tetovë – Brifing me gazetarët i kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. (h.”Merkur-Tetovë”/11:00-11:45)

Shkup – Mbledhje e Këshillit të Qytetit të Shkupit. (https://www.facebook.com/CityofSkopje/11:00)

Shkup – Drejtori i ZZHTI, Jovan Depotovski do të mbajë brifing para Vitit të Ri me gazetarë. (Tribeka, bulevardi “Ilinden” 104/12:30, deklarata për media pas brifingut)

_____________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle