0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQParalajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

3 tetor 2022

3 tetor 2022

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në orën e parë e parë akademike të Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. (12:00)

Strugë – Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi do të qëndrojë për vizitë në qytetin e Strugës.

– Ceremonia për absolventët dhe fillimin e vitit akademik në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë (11:00), bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kafe me rininë e Strugës, (në një lokal afër Universitetit/ 12:00).

– Vizitë në godinën e re të komunës së Strugës, takim me kreun e komunës, Ramis Merko (13:00)

-Inspektim i punimeve në rrugën e Qafë Thanës, bashkë me drejtorin e NPRSH Ejup Rustemi (13:30)

Shkup – Tre seanca radhazi të Komisionit parlamentar legjislativ-juridik. (Kuvendi, salla 4/ 11:00; 11:10 dhe 11:20)

Shkup – Brifing i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor (Salla e takimeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në katin e 7-të/11:00)

Shkup – Rektori i UKM prof. dr. Nikolla Jankullovski do të mbajë fjalim në klasën e parë akademike të studentëve në fakultetin e mjekësisë (8:30), fakultetin filologjik (11:00), fakultetin ekonomik (12:00) dhe fakultetin e Arkitekturës (13:30).

Shkup – Ceremonia e hapjes së Qendrës së digjitalizimit në kuadër të departamentit për rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore – periudha osmane, pajisjet e së cilës janë dhuruar nga TIKA. (Arkivi Shtetëror/10:00; deklarata për media/10:20)

Shkup – Konferencë nacionale me temë “Përmirësimi i sistemit të APT-së në 5 rajone – potenciali dhe vlerësimi i kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale në rajone” e organizuar nga projekti “Rritja e atraktivitetit, gjithëpërfshirjes dhe rëndësisë së arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të të rriturve”. (hoteli “Aleksander Pallas”/10:00)

Shkup – Ngjarje e hapur edukative dhe informative për mundësitë për përmirësimin e efikasitetit energjetik në ndërtesat e banimit në komunën e Karposhit, organizuar nga “Habitat Macedonia” në kuadër të projektit “ComAct – Aktivitete për uljen e varfërisë energjetike në ndërtesat e banimit” me rastin e Ditës Botërore të Strehimit. (Parku “Alumina” nga ora 12:00-14:00, deklarata për shtyp/13:00)

Shkup – Hapja e Festivalit të 8-të të letërsisë evropiane “BookStar” organizuar nga shtëpia botuese “Antolog”. (QIKMV/19:30); Ngjarja parafestive – video intervistë me autorin Sasha Stanishiq. (Kinema “Frosina”/15:00)

Shkup – Koncert vjetor i orkestrës mandolinike “Shkup” nën dirigjimin e Ramadan Shukri dhe Erhan Shukri, me titull “Eko Koncert”. (Muzeu i Luftës së Maqedonisë së Veriut/20:00)

Manastir – Hapja ceremoniale e festivalit të muzikës klasike “Interfest”. (Qendra për kulturë, salla e madhe/20:00)

______________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle