Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

21 prill 2022

21 prill 2022

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski është nikoqir i presidentit të Republikës së Letonisë Egills Levic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

– Ceremonia e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake (Kabineti i Presidentit /10:00)

– Konferencë për shtyp e dy presidentëve (11:20)

-Vendosja e kurorave te varri i Goce Dellçevit (Kisha “Shën Spas/ 12:00, kameramanë dhe fotografë/ 11:30)

– Takim me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. (Kuvendi, Salla “Dllaborez” / 14:25)

Shkup – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski do të kryejnë inspektim të fillimit të aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e sallës sportive “Naum Naumovski – Borçe” (ish-Partizan) në Komunën e Karposhit. (10:30, pas inspektimit deklarata për shtyp)

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovani dhe eksperti i OBSH-së Goran Koçinski do të mbajnë konferencë për shtyp për të prezantuar të dhënat më të fundit për fëmijët e vaksinuar, sipas kalendarit të imunizimit, si dhe aktivitetet e planifikuara në pritje të Javës Evropiane të Imunizimit, e cila tradicionalisht festohet në javën e fundit të prillit. (Ministria e Shëndetësisë, salla e lartë /12:30)

Shkup – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska do të vizitojë Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve. (bulevardi “Koço Racin” nr.14/ 12:00, deklarata për shtyp/13:00)

Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë seancën e 66-të (https://us06web.zoom.us/j/87857239580?pwd=cVByd1RLL2xFSE5UMjBVQThJM0tyQT09/10:00) 

Shkup – Konferencë për shtyp e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, Zuhdi Enuz. (Hapësirat e NP “Higjiena Komunale”, rr. 516 nr. 10, mbrapa “East Gate Mall”/11:30)

Shkup – Tryezë e rrumbullakët me temë “Digjitalizimi i arsimit të lartë – mundësi dhe sfida” në organizim të Forumit Rinor Arsimor (MOF) në kuadër të projektit “Aksion studentor për digjitalizimin e shërbimeve arsimore”. (hotel “Panoramika”/12:00, deklarata për shtyp/12:00-12:10)

Shkup – CIVIL do të mbajë panelin e dytë nga seriali “Pas perdes së tymosur”. (Fejsbuk dhe Jutjube/13:00)

Shkup – Konferencë për shtyp të shoqatës “No Pasaran” dhe “Stop vjedhjes”. (Para Ministrisë së Drejtësisë/12:00)

Shkup – Leximi i 12-të Ungjijve për vuajtjet e Krishtit. Z.z. Stefan do të kryejë rituale në Katedralen e Arqipeshkvit “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup. (18:00)

Shkup – Premierë e shfaqjes “Ballkoni” sipas “Le Balcon” nga Zhan Zhenet me regji të Arben Kumbaros. (Teatri Shqiptar, rruga “Nikola Martinovski” nr. 41/21:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore**

Butoni Kthehu në krye
Mbylle