
8 prill 2022
Shkup – Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet do të mbajë seancat e 16-të, 22-të dhe të 34-të. (salla “Boris Trajkovski”/11:00/11:15/11:30)
Dellfi – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar marrin pjesë në Forumin të 8-të Ekonomik në Greqi.
Kriva Pallank – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe zëvendësshefi i delegacionit të BE-së Xhulian Vasallo do të shënojnë fillimin e punimve ndërtimore të financuara nga BE-ja për sistemin e vogël për ujitje në fushën bujqësore në fshatin Konopnica. (deklarata për shtyp në fsh.Konopnica, https://goo.gl/maps/qPUgLZRsirpAmAP19/11:15)
Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të mbajë brifing me gazetarët. (Hapësirat e KSHPK/13:00)
Shkup – Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Drejtoritë, Organet Gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV-së Trpe Deanoski do të jep deklarata për media në lidhje me protestën që ndodhi në drejtoritë dhe organet gjyqësore. (para Prokurorisë Publike të RMV-së/ 10:30)
Shkup – Konferencë për shtyp e BTA-së në Shkup organizon brifing me odat ekonomike (11:00) dhe përfaqësuesit e arsimit të lartë në Bullgari. (rr. Nikolla Vapcaroc nr.2/16:00)
Shkup – Konferencë për shtyp e partisë Aleanca për Shqiptarët. (“rruga e plastikave”, afër urës së Bit Pazarit/12:00)
Kavadar – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev do të marrin pjesë në hapjen e Tregut të gjelbërt të Qytetit në Kavadar. (deklarata për shtyp/10:00)
Shkup – Akademi solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 prilli, në organizim të Forcave demokratike të romëve. (Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare/12:00)
Shkup – Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski do të bëjnë inspektim të rrugës “Sllavka Dinkova” ku duhet të fillojnë punimet ndërtimore për rikonstruktim. ( deklaratë për shtyp në rr. “Justiniani i Parë”/9:30)
Shkup – Premierë e shfaqjes për fëmijë (6+) të titulluar “Sonte nuk jam vetëm”, nga autorja Dituri Neziraj. (IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj – Shkup/16:30)
_________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***