Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime MKD

26 gusht 2021

26 gusht 2021

Shkup – Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Fatmir Bytyqi do të marrin pjesë në fillimin e ndërtimit të urës “Lubjanë”. (para ndërtesave të Elena Lukës në Karposh 4, vendndodhja: https://goo.gl/maps/xqqtbjHF41r1i4Nx5/10:00, pas ngjarjes, janë planifikuar deklarata për media)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Punëve të Brendshëm Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski do t’i promovojnë stacionet e reja bazë në misionet diplomatike dhe konsullore. (ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme / 11: 30)

Kumanovë – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do të mbajë fjalim në një ceremoni me rastin e 22 vjetorit nga themelimi i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG). (Kazerma “Boro Menkov” / 9:40, për media jo më vonë se 9:30)

Probishtip – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i SHA “Për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës rezidenciale dhe lokaleve afariste me rëndësi për Republikën” – Shkup, Kristijan Trajkovski do të inspektojnë një ndërtesë sociale. (deklarata në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” para ndërtesës sociale në Probistip / 11:00)

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive Artan Grubi dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu do të marrin pjesë në fillimin e projektit nga program TAV për rindërtimin e infrastrukturës nëntokësore në disa rrugë në Seravë, Çair. (Deklarata për mediat në kryqëzimin në mes rrugëve “Pere Toshev” dhe “Maksut Sadik” në vendbanimin Seravë / 11: 00)

Shkup – Qendra për Analiza Ekonomike (CEA) në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit (ICS) do të prezantojë gjetjet nga monitorimi i institucioneve në fushën e veprimtarisë hidrologjike – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Kompania Publike e Ujit “Lisiçe”, Ndërmarrja Publike “Hidrosistem Zletovica” dhe SHA “Termocentralet e Maqedonisë të Veriut”. (Platforma ZOOM https://zoom.us/j/98722041387/10:30)

Shkup – Kompania “Makstill” organizon takim me mediat. (Hotel “Aleksander Palas”, Terasa A la carte / 10:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e lëvizjes “Mbështetje për onlajn mësimdhënie”. (para Qeverisë / 12: 00)

Shkup – Akademia solemne me rastin e 111-të vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, ku do të promovohet elaborati në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze: “Shenjtorja jonë nën mbrojtjen e shtetit”. (Sheshi “Maqedonia”, para memorialit – pllaka në themelet e shtëpisë së Nënë Terezës / 10:00)

Shkup – Shtëpia Botuese “Goten”, në kuadër të projektit “Përkthim në lëvizje”, organizon bisedë me përkthyeset Marjanxhella Bjankofjore dhe Anamarija Cinege Panzova. (Platforma ZOOM / 20:00)

______________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle