Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD

25 gusht 2021

25 gusht 2021

Shkup – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski do të inspektojnë aktivitetet e projektit nga programi TAV për ndërtimin e kanalizimeve fekale në vendbanimin Jurumleri. (Rruga “10” pranë fushës së sportit pas postës në Jurumleri / 10:00)

Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti do të vizitojnë fshatin Raoviq, për të inspektuar aktivitetet e projektit TAV për rindërtimin e rrugës Bukoviq -Raoviq. (11:00 / pas inspektimit, parashihen deklarata për mediat)

Prishtinë – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq do të zhvillojë vizitë pune një -ditore në Kosovë.

Shkup – Ministrja e Kulturës Irena Stefoska do të vizitojë BKU “Shën Klimenti i Ohrit”. (11:00)

Shkup – Shoqata Shkencore Maqedonase për Autizmin – SHSHMA organizon konferencë ndërkombëtare me temën “Personat me autizëm në qendër të vëmendjes – mbështetje përmes planifikimit të synuar individual”. (në platformën ZOOM / 12:00)

Tetovë – Vënia në funksion e një këndi lojërash eko-përfshirëse në shkollën fillore “Istikbal”, dhuruar nga SHA Halkbank Shkup si pjesë e aktiviteteve të projektit “Bëhuni IN, jini gjithëpërfshirës, ​​jini të inkuadruar” i cili financohet nga BE-ja. (Deklaratë nga drejtori Ekzekutiv i SHA Halkbank Shkup, Bilal Suxhubashi, përfaqësues të komunës së Tetovës dhe përfaqësues të projektit “Bëhuni IN, jini gjithëpërfshirës, jini të inkuadruar” / 11:30)

Shkup – Konferencë për shtyp e Federatës së Karatesë së Maqedonisë të Veriut pas suksesit të madh të Kampionatit Evropian në Tampere, Finlandë. (në ambientet e ASR / 10:00)

_________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle