Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD

Shkup - Me rastin e 2 gushtit – Ditës së Republikës – Ilindenit, presidenti Stevo Pendarovski do të vendosë lule te Monumenti i luftëtarëve të rënë nga LNÇ në Alenë e kolosëve te varrezat e qytetit në Butel dhe do të nderojë edhe varrin  e presidentit të parë Kiro  Gligorov,  varrin e gjeneralit Mihajlo Apostolski dhe të presidentit Boris Trajkovski. (8:00)

2 gusht 2022

Shkup – Me rastin e 2 gushtit – Ditës së Republikës – Ilindenit, presidenti Stevo Pendarovski do të vendosë lule te Monumenti i luftëtarëve të rënë nga LNÇ në Alenë e kolosëve te varrezat e qytetit në Butel dhe do të nderojë edhe varrin  e presidentit të parë Kiro  Gligorov,  varrin e gjeneralit Mihajlo Apostolski dhe të presidentit Boris Trajkovski. (8:00)

– Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në  manifestimin qendror, pas së cilës do t’i ndajë dekoratat  Urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Urdhrin për Merita Ushtarake dhe Medalje për Guxim. (në pllajën e kabinetit të Presidentit, ngjarja qendrore do të transmetohet drejtpërdrejt në shërbimin publik RTVM, në faqen e Presidentit në Fejsbuk dhe në kanalin YouTube/9:00)

– Delegacioni i kabinetit të Presidentit, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Mile Boshnjakovski, do të vendosë lule te lapidari i KAÇKM-së në parkun “Gruaja-luftëtare”, te përmendorja e Nikolla Karevit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe te monumenti i Metodija Andonov – Çento në sheshin “Maqedonia”.Prohor Pçinski – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, do ta kryesojë delegacionin shtetëror-kishtar për vizitë në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku më 2 gusht 1944 u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM). (12:30)Pelince – Kryetari i Kuvendit do të mbajë fjalim në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelince me rastin e 78-vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM-së. (10:25)

– Vendosja e luleve të freskëta (10:00)

– Delegacioni i Kabinetit të presidentit do të vendosë lule para Qendrës përkujtimore të KAÇKM-së. (10:00)

– Delegacioni i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga nënkryetarja Gordana Dimitrieska Koçoska do të vendosë lule të freskëta në Qendrën Përkujtimore në Pelince. (10:00)

– Program kulturor-artistik në të cilin do të marrin pjesë “Tanec” dhe Ansambli i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV. (10:35)

Krushevë – Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski do të vendosë lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, te monumenti “Makedonium” në Gumenje dhe te monumenti i luftëtarëve të rënë në Slivë. (08:30)

– Delegacion i Kabinetit të Presidentit do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevit, në lapidarin e heronjve në vendin “Sliva” dhe në Meçkin Kamen. (08:30) – Delegacioni parlamentar, i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski, do të vendosë lule të freskëta: në varrin e Nikolla Karevit, “Mekedonium” (8:30), në monumentin e Slivës “Heronjtë e Slivës” (9: 30) dhe në Meçkin Kamen (11:40)

– Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbajë fjalim në manifestimin qendror në Meçkin Kamen në Krushevë me rastin e festës së madhe shtetërore 2 gushti, Ditës së Republikës – Ilindenit. (link me videon e ngjarjes dhe fjalimin e kryeministrit Kovaçevski në gjuhën maqedonase link me videon e ngjarjes dhe fjalimin e kryeministrit Kovaçevski në gjuhën shqipe) (11:30) – Delegacioni i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga nënkryetari Aleksandar Nikolloski do të vendosë lule të freskëta në Meçkin Kamen. (deklaratë për mediat/ 12:00)

Smilevë – Delegacioni i Presidentit do të vendosë lule të freskëta në Tumën e Dame Gruev, në monumentin e Ilindenëve të Smilevës dhe në pllakën përkujtimore të çetës partizane “Dame Gruev”.

Tashmarunishta – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do ta vizitojë f. Tashmarunishta (Strugë), me ç’rast do të marrë pjesë në ngjarjen në të cilën do të mbajë fjalim para të pranishmëve me rastin e festës shtetërore – Ilindenit (10:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore**

Butoni Kthehu në krye
Mbylle