Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime  MKD

15 gusht 2021

15 gusht 2021

Krivogashtani – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski do të inspektojnë rindërtimin e rrugës Krivogashtani -Zhitosh, e pasuar nga deklaratat për mediat. (rruga Krivogashtani-Zhitosh, 6 kilometra nga Krivogashtani / 11:00)

Tetovë – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi do të vizitojë varrin e ish kryetarit Arbën Xhaferi për homazhe me rastin e përvjetorit të vdekjes së të ndjerit. (Varrezat e qytetit të Tetovës/ 09:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e nismës “Gjasa për Qendrën” për një listë të pavarur qytetare për komunën e Qendrës për zgjedhjet lokale për vitin 2021. (Shatërvani i “Lule Lotus” në Parkun e Qytetit / 10:30)

Veles – Promovimi dhe hapja e këndit të lojërave “Parku i Zemrave” në kuadër të projektit “Smart turizëm – objekte dhe shërbime rekreative për qasje të barabartë në atraksionin turistik Liqeni Mlladost” të Qendrës për zhvillimin e rajonit të Vardarit dhe komunës së Velesit (Liqeni Mlladost / 18:30)

Shkup – Koncert i kitaristit të xhazit Toni Kitanovski në kuadër të projektit “Muzika flet të gjitha gjuhët – 30 vjet multikulturë”, me rastin e festimit të 30-të vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. (Kurshumli An / 20:00)

________________________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Butoni Kthehu në krye
Mbylle