0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQParalajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD

20 maj 2022

20 maj 2022

Shkup – Delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Goran Misovski, në përbërjen të Daniella Markoska dhe Zoran Kocevski, me rastin e shënimit të 24 majit – Dita e “Shën. Kirilit dhe Metodit” do të vendosin lule para përmendores së “Shën. Krilit dhe Metodit. (Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodi”/12:00)

Torino – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani do të marr pjesë në sesionin e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Shkup – Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe drejtorja e Byrosë për metrologji Merita Mustafi do të mbajnë fjalim me rastin e Ditës botërore të metrologjisë në organizim të Byrosë për metrologji. (Hapësirat e Byrosë për metrologji, bul. “Jane Sandanski” 109a/14:00)

Shkup – Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Nikollçe Babovski dhe shefi i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në vend Shtefan Hudolin do të bëhet promovimi i fushatës pranverore për hedhje ajrore të karremave për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Aeroporti sportiv “Stenkovec”/11:00)

Shtip – Hapet prezantimi i mjeteve dhe pajisjeve të Armatave që marrin pjesë në stërvitjen e madhe ndërkombëtare ushtarake “Swift Response 22” në organizim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Armatës së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë. (Në afërsi të stadiumit të qytetit në Shtip/16:00-18:00)

Shkup – Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të mbajë seancën e 68-të. (https://us06web.zoom.us/j/84842559813?pwd=cHdGT2c5LzZCcFE0N0JDRTVnL1VkZz09/10:30)

Shkup – Konferencë ndërkombëtare për migracionin të titulluar “Njerëzit në lëvizje, shtetësia, identiteti dhe zhvillimi” në partneritet me Universitetin e Sasarit-Itali, Universitetin e Prishtinës-Kosovë, Universitetin “Shën Apostull Pali” në Ohër dhe OJQ ‘Legis’ nga Shkupi. Hapjen e konferencës do ta bëj rektori prof. dr. Izet Zeqiri, ndërsa mysafirë nderi do të jenë, ministrja e Punës dhe Politikës sociale Jovanka Trençevska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Еmigracionit Izmit Nura. Konferencа do të mund të ndiqet edhe përmes platformës online.(UNT, kati i 6-të, ndërtesa e LSM, rr. “Mirçe Acev” nr.4 /9:00)

Shkup – Kryetari i Shoqatës për persona me nevoja të veçanta “SOS VITA” Ertan Shaqiri do të mbajë konferencë për shtyp. (Hapësirat e Shoqatës, rr.”Xhon Kenedi” nr.1/14:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore**

Butoni Kthehu në krye
Mbylle