Paralajmërime SQ

MIA Paralajmërime – MKD

30 Nëntor 2021

30 Nëntor 2021

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të takohet me ambasadorin e e sapoemëruar të Meksikës Sh.T. Karlos Isauro Feliks Korona (Kabineti i Vjetër/ 11:00)

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të takohet me ambasadorin  malazezë të sapoemëruar Sh.T Francisko Munis. (Kabineti i Vjetër/ 14:00)

Riga – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani do të merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të NATO-s në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme.

Shkup – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” organizon “Ditë të Hapur të USHM-së” ku do të mbajë fjalim rektori, prof Nikolla Jankullovski. (përmes platformës Microsoft Teams http://www.ukim.edu.mk/otvoren-den / 10:00-10:20)

Shkup – Ceremoni me rastin e ndarjes së Çmimit jubilar 100 vjetë nga themelimi i Fakultetit Filozofik në përbërje të USHM-së. (në platon e Fakultetit/ 12:00, deklarata për media/11:45)

Tetovë – Grupi shkencor i Fakultetit për shkenca mjekësore të Universitetit në Tetovë organizon tribunë me temë “Kanceri i mushkërive të bardha – muaji i ngritjes së vetëdijes” ku do të marrin pjesë specialistë nga fusha e medicinës dhe përfaqësues të sektorit civil (Amfiteatri i Rektoratit/13:00)

Beograd – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi marrë pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik që do të mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, i cili kryeson Komunitetin Energjetik për vitin 2021. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik do të diskutohen disa tema nga fusha e energjetikës, të cilat mbulohen nga Traktati i themelimit të Komunitetit Energjetik, duke përfshirë statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushat e energjisë elektrike, gazit natyror, burimeve të rinovueshme të energjisë, klima, efikasiteti energjetik, mjedisi jetësor.

Shkup – Ngjarje me temë “Luftë kundër tregtisë me njerëz në Maqedoninë e Veriut – parandalim, përndjekje, mbrojtje dhe partneritet” në organizim të Ambasadës së Suedisë, Ambasadës së Francës dhe Misionit të OBSE-së në RMV. (hoteli “Limak”, salla “Limra”/10:00)

Shkup – Promovim i raportit të parë në hije të organizatave qytetare për kapitullin e 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike (në platformën ZOOM https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_S9rUfhQuRcyPG9FmCxsNog  /11:00)

Shkup – Konferenca e 17-të e “e-Shoqëri.mk” me temë “Demokracia në epokën digjitale: sfida dhe mundësi” e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis (hoteli “Panoramika” apo platforma onlajn ZOOM/ 12:00 – 12:45)

Gostivar  – Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, organizon panel diskutimi me temë: “Personat me nevoja të veçanta në RMV, vështirësitë dhe pengesat që hasin në përditshmëri”. (në sallën e këshillit komunal në Gostivar, ora 13:00 – 14:30)

Tetovë – Konferencë për shtyp e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami ( Qendra informative të Komunës së Tetovës (13:00)

Shkup – Koncert i përkushtuar për Freddie Mercury (Filharmonia/20:00)

Shkup – Ekspozitë e veprave nga Mersad Berber (Galeria artistike El Greko, rruga “Maksim Gorki” numër 17/19:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore**

Butoni Kthehu në krye
Mbylle