MIA Flesh SQ

MIA Flesh

– Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të pardjeshme në Bullgari dhe duke shpresuar që pas tyre të formohet një parlament dhe një qeveri politike që do të lejojë që bisedimet për heqjen e vetos bullgare të fillojnë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-së, autoritetet në Shkup thanë se për vendin nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian dhe nuk ka vend për euroskepticizëm, por gjithashtu se kushtet për hyrjen në Union duhet të jenë në përputhje me vlerat evropiane. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dje në simpoziumin ndërkombëtar Simi në Greqi potositi se rasti i Maqedonisë së Veriut ngriti shqetësim serioz për ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në rajon e ardhmja e të cilit natyralisht është që të jetë evropiane.

9:00/ 13 korrik/ 2021

Shkup – Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të pardjeshme në Bullgari dhe duke shpresuar që pas tyre të formohet një parlament dhe një qeveri politike që do të lejojë që bisedimet për heqjen e vetos bullgare të fillojnë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-së, autoritetet në Shkup thanë se për vendin nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian dhe nuk ka vend për euroskepticizëm, por gjithashtu se kushtet për hyrjen në Union duhet të jenë në përputhje me vlerat evropiane. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dje në simpoziumin ndërkombëtar Simi në Greqi potositi se rasti i Maqedonisë së Veriut ngriti shqetësim serioz për ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në rajon e ardhmja e të cilit natyralisht është që të jetë evropiane.

Shkup – Të vaksinohet numër sa më i popullsisë që të fitojmë imunitet kolektiv, të mbrohemi nga llojet e tjera të Kovidit dhe të parandalojmë valë të re. Kjo është tani prioritet kyç, porosit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vaksinimi në teren i cili filloi dje, vazhdon edhe sot në mbi 90 vendbanime. Situata për momentin është e qetë dhe numrat janë inkurajues. Sipas bilancit të fundit, ka pesë raste të reja, gjashtë pacientë të shëruar dhe asnjë i vdekur. Siç tha Filipçe, sipas gjitha gjasave do të ketë edhe lloje të tjera, por me restrikcione nuk mund të jetojmë. Për këtë imunizimi është shumë i rëndësishëm.

Shkup – Komisioni Ligjvënës juridik sot në seancë do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë. Siç qëndron në elaborimin e propozim tekstit, sjellja e ligjit do të implikojë rishikim të aktit nënligjor me të cilin rregullohet formulary I kërkesës për dhënien e letërnjoftimit, formulari i vërtetimit për kërkesën e parashtruar për dhënien e letërnjoftimit, formularin e letërnjoftimit, procedurën për dhënien dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencës për letërnjoftimet e dhëna, në drejtim të harmonizimit të tyre me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, si dhe harmonizimin e tyre me amendament kushtetues XXXIII lidhur me harmonizimin e emrit të shtetit, si dhe harmonizimi me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup– Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet për ribalansin e Buxhetit. Për ribalansin janë parashtruar gjithsej 22 amendamente nga të cilat 153 nga VMRO-DPMNE-ja. Gjatë ditës së djeshme, kur filloi debati për amendamentet, është pranuar amendamenti me të cilin kërkohen dy milion denarë shtesë për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, të parashtruar nga tre deputetë të shumicës qeveritare, por u refuzua amendamenti i opozitës, që të parashikohen 300 milion denarë për fondin intervent për bujqësi. Janë refuzuar edhe dy amendamente të VMRO-DPMNE-së për mbështetje të hotelierëve dhe artistëve të estradës. Sot është dita e shtatë nga dhjetë ditët e planifikuara për debat në Komisionin për Financim për ribalansin e Buxhetit për vitin 2021. Debati për amendamentet do të përfundojë në ditën e dhjetë, pavarësisht se sa amendamente kanë kaluar në Komision.

Shkup – Në hapësirat e KSHPK sot do të promovohet fushata për Integritet të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Agjencisë për qasje të lirë tek informacionet nga interesi publik. Qëllimi i kësaj fushate është përforcimi i integritetit të institucioneve përmes ngritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin e korrupsionit, të drejtën e qasjes së lire tek informacionet nga karakteri publik dhe mbrojtja e informatorëve.

Shkup – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do të ketë takim pune me homologun grek, ministrin e Mbrojtjes, Nikollas Panajotopulos. Njëherësh, ministrja do të marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar për Armatim DEFEA 21, i cili mbahet në Athinë. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit dy ministrat do të flasin për planin për bashkëpunim bilateral në mbrojtje për vitin 2021 i cili përfshin shtatëdhjetë aktivitete prej të cilave një pjesë do të mbahen në Greqi, ndërsa një pjesë në Maqedoninë e Veriut, dhe i cili e pasqyron frymën pozitive të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në mbrojtje dhe më gjerë.

Shkup – Fillon pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në fabrikën e mëparshme “OHIS”, paralajmërojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me këtë rast, sot në afërsi të fabrikës do të mbajnë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sekretari i parë i Ambasadës norvegjeze, Stefan Sandsta, shefja e Zyres së UNOPS për Maqedoninë e Veriut, Mikela Telatin, koordinatorja kombëtare e projektit, Suzana Andonova nga Zyra për POPs dhe përfaqësues i realizuesit Polieko.

Shkup – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare jugore. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike,  temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius. UV = 9. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Bruksel – Kryetarja e komisionit të Parlamentit Evropian për kontroll buxhetor, Monika Holhajmer (EPP), propozoi që eurodeputetët të udhëtojnë në Bullgari për të kontrolluar në vendin e ngjarjes për miratimin e buxhetit evropian. Propozimin e dha në takimin e komitetit parlamentar, në të cilin do të diskutohej për sanksionet e SHBA-së kundër qytetarëve bullgarë sipas ligjit “Magnitski”. Holhajmer sqaroi se eurodeputetët duan të sigurohen që mjetet evropiane përdoren ashtu siq duhet dhe se nevojiten ndryshime ligjore për të shmangur keqpërdorimet, njoftoi BTA.

Madrid– Autoritetet spanjolle në disa pjesë të rajoneve përsëri e kthejnë orën policore, si dhe kufizimet për shoqërim dhe jetën e natës, që të parandalohet rritja e shpejtë e numrit të të saposëmurëve nga koronavirusi, përderisa varianti delta transmetohet në mesin e të rinjve të pavaksinuar në shtet. Katalonja dhe Valencia, dy rajone në bregun mesdhetar të cilat janë vatrat kryesore të epidemisë, kufizojnë grumbullimin e 10 personave dhe i kthejnë kufizimet e të gjitha aktiviteteve gjatë natës, përderisa rajoni verior i Asturias ndaloi punën e bareve. Për shkak të fillimit të verës dhe ahengjeve të organizuara me qëllim që të shënohet fundi i vitit shkollor, numri i të infektuarve me Kovid-19 në Spanjë tani është më shumë se trefish më i madh në mesin e të rinjve prej 30 vjet sa i përket mesatares.

Nasiria – Të paktën 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 janë lënduar në një zjarr që ka shpërthyer në një spital ku ata po trajtoheshin nga infeksioni me Kovid-19 në qytetin irakian Nasiria, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve irakiane INA. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se kërkimi për të mbijetuarit në spitalin Al-Husein ka vazhduar, pasi zjarri është vënë nën kontroll. Burimet mjekësore thonë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë pacientë rezultojnë të zhdukur.

Uashington– Po vijojnë bisedime ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë për bashkëpunimin në siguri në Afganistan, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs, pasi Ankaraja ofroi që të menaxhojë dhe ta ruajë aeroportin në Kabul pas tërheqjes së forcave amerikane. Prajs refuzoi të japë hollësi për atë se si duhet të funksionojë marrëveshja. “E përshëndesim rolin konstruktiv të Turqisë kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe situatën më të gjerë të sigurisë në Afganistan”, deklaroi Prajs, duke shtuar se të dyja vendet ende bisedojnë për bashkëpunimin më të gjerë të sigurisë në Afganistan.

Uashington – Administrata për ushqim dhe ilaçe e SHBA-së (FDA) publikoi paralajmërim të ri për vaksinat kundër Kovid-19 të Xhonson dhe Xhonson (J&J), duke theksuar se të dhënat sugjerojnë se ekziston rrezik i rritur nga zhvillimi i çrregullimit të rallë neurologjik gjashtë javë pas vaksinimit. Në letrën e kompanisë deri te FDA-ja thuhet se gjasat për zhvillim të sindromës Gilen-Bare (Guillain-Barré) pas vaksinimit janë “shumë të vogla”. Por, shtojnë se ata të cilët e kanë marrë vaksinën J&J, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse ndjehen keq dhe kanë vështirësi gjatë lëvizjes.

Uashington – Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken u ka bërë thirrje liderëve politikë të Haitit që të punojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më vonë këtë vit, pasi një delegacion amerikan vizitoi vendin për të vlerësuar situatën pas vrasjes së presidentit Zhovenel Mois javën e kaluar. “U bëjmë thirrje liderëve politikë të vendit ta drejtojnë vendin në përputhje me një vizion më gjithëpërfshirës, ​​paqësor dhe të sigurt dhe të hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit”, tha Blinken para gazetarëve të Departamentit të Shtetit. Presidenti haitian Zhuvenel Mois u vra të mërkurën në shtëpinë e tij në kryeqytetin, Port-o-Prens. Autoritetet thonë se 26 kolumbianë dhe dy haitianë kanë marrë pjesë në sulm.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle