MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– SHBA inkurajon nismën që Ballkani i Hapur të mbetet ekonomik. Ky nuk është një projekt politik, por një projekt i rëndësishëm ekonomik dhe është e rëndësishme të mbetet i tillë dhe të fokusohemi në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit dhe kështu do të keni mbështetje, porositi sot në një video fjalim në Ohër në Samitin e Ballkanit të Hapur, ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Ai fillimisht kujtoi dialogun e fundit strategjik dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, ku u  dakordua që SHBA të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të stabilizuar rajonin dhe për të krijuar mundësi të reja për njerëzit e Ballkanit Perëndimor.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle