MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Grubi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend. Bashkë konstatuan se marrëdhënie bilateral mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe njëjtë duhet vazhduar edhe më tej duke punuar fortë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kurse Maqedonia e Veriut është e gatshme të ofrojë përvojën e saj si vend anëtar i NATO-s.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle