– Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura dhe sapo të arrihet kjo, do të ndahet me publikun, derisa Franca si kryesuese me BE-në i lehtëson bisedimet ndërmjet të dyja palëve, por nuk ekziston propozim konkret në tavolinë, deklaroi sot në Probishtip kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Së pari, gjatë 30 ditët e kaluara u spekulua se kishte një zgjidhje dhe se dikush e fshehu atë zgjidhje. Unë gjithmonë jam përgjigjur se bisedimet për çështje të hapura politike ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe vendit tonë zhvillohen në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe këtë fundjavë jemi siguruar që bisedimet të zhvillohen realisht në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Fillimisht ishin në nivel ekspertësh, tani janë në nivel të ministrave të jashtëm. Dhe gjithmonë kam thënë se në momentin që do të ketë një zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, që bazohet në vlerat evropiane, që ruan dinjitetin e politikanëve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të të dy vendeve dhe që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, mundet të ndahet me institucionet”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk