MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Këshilli i BE-së sot i publikoi rekomandimet e tij nga dialogu i djeshëm i përbashkët për ekonomi dhe financa ndërmjet Unionit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në të cilin çdo vend parashtroi planet e tij, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut rekomandon që të shfrytëzohet hapësira fiskale në Buxhetin për vitin 2022 që të zbuten pasojat potenciale nga goditjet ekonomike përmes mbështetjes së targetuar për amvisëritë dhe firmat më të goditura. Vendi do të duhej që në planin e tij afatmesëm për Buxhetin për vitin 2023 të parashikojë ulje graduale të deficitit primar që të kthehet në nivelin e tij para krizës, gjegjësisht në vitin 2019, rekomandon BE.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle