MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA FLESH

Shkup – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot deklaroi se nuk ndjen nevojë t’u kërkojë falje nëpunësve për fjalët e thëna që dëgjohen në audio xhirimin e publikuar kohë më parë. “Unë nuk kam sqarim për atë, në kuptimin e sqarimit. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe me Rregulloren e Kuvendit është caktuar kompetenca ime, mes kompetencave të tjera është ta ndjek punën e shërbimit. krahas kësaj duhet të krijoj kushte dhe parakushte për punën e shërbimit. Nëse dikush mendon se shërbimi duhet orarin e punës ta kalojë në rrugën ‘Maqedonia’ supozoj se qytetarët nuk dëshirojnë një shërbim të tillë, as në Kuvend, as në cilin do institucion tjetër”, tha Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle