MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri apeloi që nxënësit të kthehen në bankat shkollore, të mos e humbin mësimin dhe paralajmëroi se sot do të dërgojë letër deri te SASHK-u dhe anëtarësia e saj dhe shfaqi shpresë se do të gjejë mirëkuptim. “T’u mundësojmë nxënësve në kohë ta përfundojnë vitin shkollor dhe të fillojnë përgatitjet ose realizimin e disa planeve të projektuara për të ardhmen e tyre”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se ky është obligimi ynë ligjor, etik dhe moral. Ministri Shaqiri shfaqi shpresë se nëse jo prej nesër, atëherë nga e hëna procesi edukativo-arsimor do të normalizohet.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle