MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Pasi paradite Shtabi Kryesor Koordinues i Krizave i miratoi konkluzionet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, edhe Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt i miratoi masat e reja për kovid me të cilat mes tjerash hiqen maskat në hapësira të mbyllura. Këtë informacion e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi. Me masat e reja të Qeverisë shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme; nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle