MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Konkursi publik për angazhim të regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave përfundon sot. Konkursi u shpall më 20 korrik dhe fillimisht është dashur të zgjasë deri më 5 gusht, por për shkak të pushimeve verore u vazhdua deri më 12 gusht. Enti Shtetëror i Statistikës u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten në aplikacionin elektronik në këto linqe: www.stat.gov.mk https://popis2021.stat.gov.mk  Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë fletëparaqitje elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë vetëm në formë letre me postë në Entin Shtetëror të Statistikës, rr. “Dame Gruev” nr. 4 në Shkup, f.p. 506, jo më vonë se 16 gusht 2021 ose në ditën e testimit të planifikuar në ambientet ku do të kryhet testimi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle