MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 328 raste të reja me Kovid-19, nga 2.535 teste të bëra. Ka ndërruar jetë një person, ndërsa në mënyrë plotësuese janë regjistruar tre të vdekur në periudhën prej 9 marsit deri më 12 mars. Siç informoi Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë shëruar 237 pacientë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit raste të reja janë regjistruar në Shkup – 179, Prilep – 21, Manastir dhe Kavadar – nga 17, Kumanovë dhe Veles – nga 10, Ohër dhe Kërçovë – nga 9, Resnjë – 7, Shtip – 6, Gostivar, Strugë dhe Radovish – nga 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë – nga 4, Tetovë dhe Koçan – nga 3, Strumicë, Negotinë dhe Sveti Nikollë – nga 2, Kriva Pallankë, Dibër, Berovë, Vinicë, Probishtip, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 1. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 65 riinfeksione.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle