– Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë përcaktime të përbashkëta strategjike dhe integrime euroatlantike. Ne tashmë jemi anëtare me të drejtë të plotë në NATO, i mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë përvojat e fituara gjatë inkuadrimit tonë në Aleancë, si dhe për BE-në, deklaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi në konferencën e përbashkët për shtyp në Prishtinë me nikoqirin e tij dhe homologun kosovar Glauk Konjufca. Të dy e dënuan edhe agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës. “Kemi një histori të gjatë rekomandimi për hapjen e negociatave (me BE-në), por sërish hasim në pengesa të një natyre tjetër. Sigurisht që nuk e humbim shpresën, mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian, me zbatimin e reformave që do të sigurojnë një të ardhme evropiane dhe me një qasje dhe energji të re në bisedime për të kapërcyer përfundimisht mosmarrëveshjet me Sofjen dhe për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, i cili do të simbolizojë edhe hapjen e negociatave”, tha Xhaferi.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk