MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Maqedonia e Veriut tashmë i ka përmbushur kushtet për hapjen e bisedimeve, ashtu që hapi i ardhshëm është që duhet të përparojmë  drejtë hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Me siguri që Ukraina nuk do ta ngadalësojë atë proces, megjithatë duhet t’i zbatojmë reformat, të cilat janë rruga e shpejtë drejtë anëtarësimit në BE. Konteksti i i ri gjeopolitik vetëm e përforcon rëndësinë strategjike për stabilizimin e rajonit, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut në kalim drejtë etapës së re, e ai është integrimi rajonal, ashtu që ai koncept i ri nuk mundet të shkaktojë efekte të kundërta. Këtë e theksuan euroambasadori në vend Dejvid Gir dhe ambasadori i Francës Siril Bomgartner në konferencën e përbashkët për media për situatën në Ukrainë, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse duke pasur parasysh situatën e re të krijuar ekziston mendim që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe nëse mendohet për pranim të Ukrainës me procedurë të shpejtë në BE.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle