MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Deputetët sot për të dytën ditë me radhë debatuan për Propozim vendimin për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Rregullores së Kuvendit, siç theksohet në propozim, në bazë të numrit të deputetëve, në këtë komision të Lëvizjes Besa nuk i takon anëtar në Komision dhe propozohet shkarkimi i deputetit Fadil Zendeli. Propozimi është parashtruar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitrevski, Goran Misovski, Dime Velkovski, Snezhana Kaleska Vançeva, Darko Kaevski, Daniella Nikollova, Bobi Mojsoski, Panço Minov, Maria Georgievska, Zhaklina Lazarevska.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle