MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Tuiter e ka dënuar vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet e Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë.

15:00/22 shkurt/2022

Shkup – Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Tuiter e ka dënuar vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet e Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë.

Shkup  – Maqedonia e Veriut ofron një gamë të gjerë mundësish investimi në prodhim, energji, ndërtim, turizëm dhe bujqësi, porositi zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomik dhe Investimet Fatmir Bytyqi në mëngjesin e sotëm në selinë Odës Ekonomike të Dubait ku së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takuan me kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv Hamad Buamim dhe menaxhmentin e ngushtë të Odës.

Shkup – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qytetarët nuk mund të parashtrojnë kërkesë nëse konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat dhe liritë për mjedisin jetësor. Kjo shkurtohet me çdo angazhim për avancimin e të drejtave dhe përforcimin e kapaciteteve demokratike në një shtet, për shkak se zhvillimi i teknologjisë duke sjellë me vete beneficione dhe mjetet për përmirësimin jetesës së njerëzve, sjell edhe sfida, të cilat nëse nuk arrijmë t’i mbizotërojmë, shkojnë në llogari të mjedisit jetësor, ndërsa rrjedhimisht me këtë edhe të shëndetit tonë.

Shkup  – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me ish-ambasadorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë,  Nikolla Todorçevski, Aleksandar Vasilevski dhe Marjan Gjorçev. Takimi u realizua si pjesë e konsultimeve më të gjera të ministrit Osmani me personalitete të shquara në sferën e politikës së jashtme, në lidhje me dialogun aktual politik me Republikën e Bullgarisë.

Shkup  – Nga materialet e nxjerra dhe dëshmitë verbale të propozuara nga prokurori publik gjatë debatit kryesor me siguri nuk  është konfirmuar se prokurori Tome Gjurçinovski dhe prokurorët e tjerë kanë bërë vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” deklaroi sot mbrojtësi i të akuzuarit Gjurçillovski, avokat Çasllav Stanoeviq, në fjalët e tij përfundimtare në rastin “Toplik”.

Shkup – Delegacion i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme i udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski, së bashku me sekretaren shtetërore Magdalena Nestorovska mori pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të iniciativës ”Platforma për koordinim të përbashkët” e cila po mbahet në Vjenë, Republika e Austrisë, në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë në temën ”Mekanizmi rajonal për kthim, partneritete për kthim”, në të cilin marrin pjesë ministrat e punëve të brendshme të vendeve të UE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shkup – Kuvendi pasdite e vazhdoi debatin rreth Propozim-ndryshimeve të Ligjit për pagë minimale, me të cilat rroga minimale duhet të rritet në 18.000.

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e Grupit drejtues për zhvillim demokratik pranë Parlamentit suedez (Riksdag), i cili po qëndron për vizitë në vend në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet parlamenteve.

Shkup – Nga 800 fëmijë të testuar në shkolla, vetëm tetë kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, informoi sot zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zlate Mehmedoviq.

Shkup – Heqje të posedimit të detyrueshëm të testit negativ PCR apo vërtetimit për sëmundje të kaluar apo vaksinimit gjatë daljes nga vende dhe heqje të lirimit të shtatzënave nga puna, propozoi Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Shkup  – Tranzicioni i gjelbër, efikasiteti energjetik, përforcimi i kapitalit njerëzor si prioritete kryesore në Programin e ardhshëm trevjeçar për reforma ekonomike, si dhe investimet e përkrahura nga Plani investues intervenues dhe mundësia e financimit të tyre me përkrahjen e BE-së, kanë qenë tema diskutimi nga ministri i Financave, Fatmir Besimi me eurokomisionerin për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han në Bruksel.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Shmidt, në lidhje me zhvillimet e fundit në dhe rreth Ukrainës.

Shkup – Agjencia Informatike Mediatike – MIA është fituese e Çmimit për filantropi për vitin 2022 në kategorinë Çmim për media për kontribut të veçantë ndaj zhvillimit të praktikave filantropike në Maqedoninë e Veriut.

Shkup – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Rimëkëmbje të Maqedonisë” kërkon afat më të shpejtë në Kuvend për të caktuar debat publik për ngjarjet aktuale ekonomike dhe për atë se si të tejkalohet kriza me çmimet e energjensave që ndikojnë në likuiditetin e kompanive, ndërsa me këtë edhe të çmimeve të produkteve që i shesin.

Shkup  – Neto paga mesatare e paguar mujore në dhjetor është 29.943 denarë, që është rritje për 5,8 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.

Shkup  – Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është nikoqire e konferencës “Funksionalizimi dhe operacionalizimi i Trupit këshillëdhënës për etikën gjyqësore në Maqedoninë e Veriut”, të mbështetur nga USAID-i.

Shkup  –  Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me Jaroslav Ludva, ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale -Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1 të Kodit penal.

Shkup  – Reshjet që sot e kanë përfshirë vendin me intensitet të vogël do të vazhdojnë edhe gjatë natës, kur do të përfundojnë duke u tërhequr drejt jugut dhe lindjes. Deri të enjten do të fryjë erë e fortë veriore, kohë pas kohe me mbi 60 kilometra në orë, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Tiranë – Tetë nëpunës policorë janë lënduar paradite në Tiranë gjatë përleshjes me banorët nga rruga “5 Maji”, të cilët janë kundër vendimit të autoriteteve për rrënimin e shtëpive të tyre.

Tiranë – Lideri i forcës opozitare më të madhe në Shqipëri Partia Demokratike Lulzim Basha në intervistë për “Radio Vatikan” deklaroi se shqiptarët meritojnë dhe presin ndryshim themelor të kulturës politike në vend.

Prishtinë – Partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi nga kryeministri Albin Kurti ta konvokojë Këshillin për siguri kombëtare për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ankara – Njohja ruse e pavarësisë së Republikës Popullore të Donjeckut dhe Republikës Popullore të Luganskut të vetëshpallur është e papranueshme, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Ai u bëri thirrje palëve që t’i respektojnë ligjet ndërkombëtare, njoftoi sot televizioni NTV.

Kiev  – Ministria e Jashtme e Ukrainës sot ka njoftuar se e tërheq përfaqësuesin e tyre të lartë në Moskë në “konsultime” pas njohjes ruse të dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

Nju-Jork  – Rreziku nga konflikti i madh është real dhe duhet të parandalohet me çdo kusht, deklaroi sot zëvendës-sekretarja e përgjithshme e KB-së, Rozmari DiKarlo në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, lidhur me situatën në Ukraninë.

Londër  – Britania e Madhe sot vendosi sanksione për pesë banka ruse dhe tre persona, kumtoi kryeministri Boris Xhonsoni.

Kiev – Ukraina e përshëndeti vendimin e Gjermanisë që ta ndërpresë  procedurën për ndarjen e certifikatave për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, pasi Moska zyrtarisht e njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Dmitris Kuleba.

Londër  – Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë (95) do të mungojë në angazhimin e planifikuar onlajn, pasi ende ka simptoma të buta të ngjashme me ftohje, prej se iu konfirmua prania e koronavirusit, kumtoi sot zëdhënësi i Pallatit të Bakingemit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle