MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Mundësia për përshkallëzim të situatës në Ukrainë është gjithnjë e më e pranishme. Janë lokalizuar të gjithë qytetarët tanë në Ukrainë dhe Ambasada në Kiev ka kontaktuar me ta. Familjet e diplomatëve janë kthyer, ndërsa diplomatët janë aty dhe janë siguruar kushte për funksionim të ambasadës në tre muajt e ardhshëm, deklaroi sot në konferencë për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke folur për ngjarjet në Ukrainë. Osmani theksoi se 12 persona tashmë e kanë informuar se janë kthyer në shtet, si dhe se javën e kaluar kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen fluturimet që janë ende të pranishme që të mund të kthehen në Shkup. Sipas Osmanit, mbetet e hapur çështja për 30 vëzhguesit tanë në kuadër të misionit të OSBE-së.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle