MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA FLESH

Shkup – A rrezikohen kufijtë e RMV-së nga konflikti i mundëshm, Rusi-Ukrainë, si duhet të veprojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në rast të ndonjë konflikti që ndodhen atje.

18:00/ 14 shkurt/ 2022

Shkup – A rrezikohen kufijtë e RMV-së nga konflikti i mundëshm, Rusi-Ukrainë, si duhet të veprojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në rast të ndonjë konflikti që ndodhen atje.

Shkup, – Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e ka shpallur thirrjen e tretë publike nga projekti për Lidhjen dhe sanimin e rrugicave lokale dhe rrugëve në komunat në vend, i cili përfshin rikonstruim dhe sanim të 17 rrugicave lokale dhe rrugëve në 10 komuna në dhe atë tre në komunën e Shtipit, nga një në Pehçevë ndhe Vallandovë, dy rrugë në komunën e Gradskos, nga tre rrugë në Dojran dhe në komunën e Novosellës, dhe nga një rrugë në Vrapçisht, Likovë, në Çair dhe Shuto Orizarë.

Kumanovë– Vendkalimi hekurudhor në fshatin Llopat, në lëvizjen Kumanovë-Shkup që nuk ka funksionuar për shkak të defektit të mjeteve për pengim dhe sinjalizim të komunikacion rrugor për udhëtarët të cilët kanë udhëtuar me automjete motorike, tani më është në funksion, informuan sot kompetentët nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza.

Shkup – Në qendër të Shkupit në rrugën “Maqedonia” është duke u zhvilluar skrining-testimi i rastësishëm, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj KOVID-19 ka popullata në vend për të ndihmuar Komisionin për sëmundje infektive dhe shtetin në planifikimin e masave të ardhshme.

Shkup  – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevks sot u takuar me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Maksimiliano Paoluçi me të cilin diskutoi për implementimin e “Projekt për përgjigje të shpejtë ndaj gjendjes me Kovid-19” në Maqedoninë e Veriut, që, në mes tjerash ka për qëllim të ndihmoj në zvogëlimin e transmetimit lokal të Kovid-19 dhe të përforcoj gatishmërinë e vendit në kohë pandemie.

Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Odës së zejtarëve të cilët e informuan për sfidat me të cilat përballen me vendimin e ri ligjor “dita e diel jo pune” dhe nevojën nga puna ditën e diel të parkuerive, estetistet dhe disa prodhues të bukës dhe të ëmbëlsirave. Sipas tyre, me punën ditën e diel të disa veprimtarive të zejtarëve, do të mundësohet të mbrohen edhe interesat e zejtarëve dhe të shtetit nga ekonomia gri.

Shkup – Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski sot në Kavadar deklaroi se si parti ende mbetet ende me dorë të shtrirë ndaj pushtetit për sigurimin e unitetit nacional  dhe konsensus lidhur me çështjet me interes shtetëror dhe nacional.

Shkup – Ministria e Punëve të Jashtme informoi se sipas Kovid protokolleve të reja në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, individët plotësisht të vaksinuar, në përputhje me rregullat e vendosura të certifikimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kanë më nevojë të testohen për Kovid-19 as para dhe as pas mbërritjes në MB. Por, mbetet detyrimi për të plotësimin e formularit për vendndodhjen e udhëtarëve.

Shkup – Uji në Shkup është i sigurt për pirje, tregojnë analizat e mostrave për analizë mikrobiologjike fizike-kimike të mara nga 49 vende matëse në qytet.

Shtip – Në Repartin infektiv të Shtipit katër pacientë e kanë humbur betejën me koronavisurin. Zëdhënësja e Spitalit klinik – Shtip, Marina Shumanoska informoi se dy persona nga Koçani të moshës prej 60 dhe 76 vjeçare dhe nga një person i moshës 68 vjeçare nga Shtipi dhe një nga Radovishi i moshës 78 vjeçare.

Shkup– Nga mënyra e sjelljes së VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickoski nuk kanë fare qëllim të japin mbështetje reale, por ta sabotojnë gjithë progresin, qëndron në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se nuk është e qartë se çka saktë ofron opozita për momentin.

Shkup – Plenumi i asimtarëve kërkon rritjen e pagave për të punësuarit në arsim prej shtatë për qind, që është paraparë me Buxhetin e sivjemë, në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe lidhur me rritjen e pagës minimale, të llogaritet dhe realizohet nga 1 marsi i vitit 2022.

Ohër– Me ndihmën e mikroskopit të posaçëm neurokirurgjik, ekipet e ekspertëve të ISHP Spitalit të Specializuar të Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmo Ohër“do të kryejë operacione komplekse në fushën e neurokirurgjisë. Me pajisjet e reja të ofruara për spitalin, pacientët nuk do të duhet të udhëtojnë në Shkup për operacion.

Shkup – Në përputhje me të dhënat nga Instituti për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 1.707 testime dhe janë regjistruar 456 raste të reja, 20 raste të vdekjes dhe 1.880 të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Skrining testimi pas përzgjedhjes së rastësishme e cila duhet të tregojë sa për qind qytetarët kanë imunitet humoral ndaj koronavirusit këtë javë është planifikuar të zhvillohet në lokacione të ndryshme në Shkup, deklaroi sot asis.dr. Teodora Bërnjarçevska nga Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane në Fakultetin mjekësor në Shkup.

Shkup – Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend Fatos Reka.

Lubjanë – Në Slloveni filluan të vijojnë afatet për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare në të cilat presidenti Borut Pahor i paralajmëroi për më 24 prill, ndërsa është e mundur sot edhe zyrtarisht të propozohen kandidatët për 90 deputet në përbërjen e re të Kuvendit Kombëtarë.

Prishtinë  – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), paralajmëroi sot në rrezik nga destabilizimi i rajonit për shkak të, siç thotë, “riciklimi i politikave të Serbisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel– Zëdhënësit e Komisionit Evropian sot përsëritën se Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për të gjitha rezultatet në rast të përshkallëzimit të konfliktit ruso-ukrainas, por po bën të gjitha përpjekjet për zgjidhje diplomatike, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel – Komisioni Evropian konfirmoi se përfaqësues diplomatik e BE-së do të mbajnë takim zyrtar me autoritetin taleban në Katar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Mynih – Kryesuesi i Konferencës për Siguri të Mynihut Vollfgang Ishinger theksoi se liderët rus janë të ftuar për pjesëmarrje në bisedime ndërkombëtare gjatë kësaj fundjave.

Kiev – Ukraina bëri thirrje në takim urgjent me Rusinë dhe vendet tjera në kuadër të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke e akuzuar Moskën se nuk ndan informacione për lëvizjet e mëdha të ushtarëve rusë përgjatë kufirit me Ukrainën në kulm të krizës së rëndë.

Londër – Bashkëshortja ne princit Çarls, Kamila është infektuar me koronavirus. Para disa ditëve edhe princi ka qenë pozitiv ndaj Kovid-19, ndërsa aktualisht të dy ndodhen në izolim, publikoi Skaj njuz.

Londër – Londra zyrtare deri më tani nuk ka parë shenja se Rusia do të de-përshkallëzojë krizën në Ukrainë, ndërsa e vetmja gjë që sheh është një “mundësi serioze” që Moska ta pushtojë Ukrainën këtë javë, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit Boris Xhonson.

Moskë – Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu i tha presidentit Vladimir Putin se disa nga stërvitjet ushtarake në vend tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat janë në përfundim. Trupat nga pothuajse të gjitha rrethet ushtarake të Rusisë po marrin pjesë në stërvitje, tha Shojgu në një bisedë me presidentin rus.

Kiev– Kancelari gjerman Olaf Sholc sot shprehu pritjen se Rusia do të ndërmarrë hapa të qartë për depërshkallëzimin e krizës me Ukrainën. Sholc theksoi se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë janë të gatshëm për një dialog serioz me Rusinë për sigurinë evropiane.

Moskë– Rusia sot kumtoi se ka mundësi ta zgjidh krizën ukrainase përmes kanaleve diplomatike.

Bruksel – Komisioni Evropian sot i komunikoi 12-të qytetet finaliste për çmimin për mobilitet të qëndrueshëm evropian.

Vjenë – Qeveria austriake do të organizojë konferencë në të cilën 23 shtete do të diskutojnë për kthimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm, për kontrolle më të forta në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe ndihmën për vendet e Ballkanit në zbatimin operacional të riatdhesimit.

Uashington– Te së paku një e treta (32 nga 100) e personave, mbi moshën 65 vjeçare që u infektuan me kovid-19 në vitin 2020, është zhvilluar të paktën një problem i ri ose i përhershëm shëndetësor që kërkon kujdes mjekësor në muajt e shërimit, pas infeksionit fillestar. Kjo është për 11 më shumë se ata që nuk u infektuan me Kovid-19, theksohet në stzudimin amerikan të botuar në British medikal zhurnall (British Medical Journal).

Londër– Investitorët e huaj sot kërkuan të blejnë dollarë amerikanë, jenë japonezë dhe franga zvicerane si mjete të sigurta, për shkak të psikozës se Rusia gjoja përgatitet ta sulmojë Ukrainën, gjë që ka sjellë deri në rritjen e vlerave të këtyre valutave. Ky trend i bursave devizore erdhi një ditë pasi që SHBA-ja publikuan se Rusia në çdo moment mund ta sulmojë Ukrainën.

Nion – Në shenjë mirënjohjeje ndaj tifozëve për mbështetjen e dhënë gjatë pandemisë së Kovid-19, UEFA do të ndajë 30.000 bileta për ndeshjet finale të këtij viti në garat për klube klube, njoftoi sot kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle