MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Shëndeti publik dhe mbrojtja kolektive janë prioritet, ndërsa masat që janë sjell janë kryesisht në atë drejtim. Ata nuk i “ndajnë qytetarët” siç ka deklaruar lideri i opozitës, por janë të domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve, punonjësve shëndetësor dhe vete sistemit shëndetësor, njoftoi në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke nënvizuar se këto masa praktikohen në më shumë shtete dhe tashmë po japin rezultat. “Ndalesa për lëvizje në pyje nuk i ndan qytetarët në alpinistë dhe ata që nuk bëjnë alpinizëm, ajo është mbrojtje nga zjarret. Kushti për regjistrim të nxënësve në shkolla me vaksinë të pranuar nuk është ndarje e fëmijëve, por mbrojtje e tyre nga sëmundjet dhe epidemitë. Asnjë e drejtë personale nuk është mbi të drejtën e mbrojtjes kolektive të shëndetit të qytetarëve”, ka theksuar Filipçe.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle