MIA Flesh SQ

MIA Flesh

Shkup – Komisioni Kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot duhet të debatojë  për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, me të cilin përcaktohet e diela si ditë pushimi për të gjithë, me përjashtime të caktuara, te punëdhënësit në veprimtaritë ku procesi i punës nuk lejon të bëhet ndërprerje.

09:00/ 19 korrik/ 2021

Shkup – Komisioni Kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot duhet të debatojë  për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, me të cilin përcaktohet e diela si ditë pushimi për të gjithë, me përjashtime të caktuara, te punëdhënësit në veprimtaritë ku procesi i punës nuk lejon të bëhet ndërprerje.

Shkup – Drejtori I përgjithshëm I Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli sot do ta vizitojë njësinë e rrjetit postar 1013 Shuto Orizarë në Shkup. Nga Posta e RMV-së paralajmërojnë se njësinë postare do ta vizitojnë edhe ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryetari I Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush.

Shkup – Në organizim të Fondacionit për Menaxhim dhe kërkime industriale në bashkëpunim me Prishtina REA në përbërje të Rrjetit evropian të mundësive biznesore (Enterprise Europe Network) sot në Shkup do të mbahet forum biznesi me kompani të Kosovës.

Shkup – Në shtet prej sot fillon vaksinimi me “Fajzer” i fëmijëve prej moshës 12 deri 17 vjeçarë, prindërit/kujdestarët e të cilëve janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë. Paralelisht  vazhdon edhe imunizimi i popullatës së rritur.

Shkup – Dega e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bervenicë ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të degës ku është zyrtarizuar kandidatura e Meqail Rasimit për kreun e kësaj komune.

Moskë – Shoqata e Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, e cila është e lidhur me opozitarin rus Aleksej Navalni, sot ndërpreu punën me qëllim qa ta ruajë ekipin e saj. Autoritet moskovike e bllokuan faqen e tyre me kërkesë të Prokurorisë.

Bratisllavë – Meteorologët paralajmërojnë se vala nga Gjermania dhe Austria  e cila i shkaktoi përmbytjet mund të ndikojë edhe në Bratisllavë. Niveli i Danubit mund të rritet për 2,5 metra në Sllovaki, sipas të dhënave të fundit  në faqen  imeteo.sk, e cila e ndjek gjendjen e lumenjve.

Londër – Në Angli prej sot janë hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit ku është shpallur Ditë e lirisë edhe pse gjatë disa javëve të fundit në Britani të Madhe është regjistruar numër i shtuar i personave të infektuar. Fushat e sportit dhe sallat e mëdha prej sot janë hapur me kapacitet të plotë si dhe diskotekat, ndërsa nuk ka tashmë asnjë kufizim në objektet hotelerike- pabet.

Kabul – Lideri taleban Hibatulla Ahunxhada, në porosi me rastin e Kurban Bajramit, përsëriti se “fuqishëm bën përpjekje për zgjidhje politike” në Afganistan, një ditë pas vazhdimit të bisedave në Doha me përfaqësuesit qeveritar gjatë ofensivës kryengritëse.

Nju-Jork – Pandemia e virusit korona e rriti numrin e të uriturve në botë, ndërsa për momentin çdo I dhjeti person në planetin tonë vuan urie, për ç’shkak pesë organizata të Kombeve të Bashkuara bënë thirrje për alarm.

Tokio – Së paku 68 për qind e japonezëve nuk besojnë se Lojërat e ardhshme olimpike në Tokio do të jenë të sigurta, siç premtoi Qeveria, tregojnë rezultatet nga anketa në gazetën “Asahi”.  Përderisa 21 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim në premtimin e Qeverisë. Në të njejtën kohë, 76 për qind e të anketuarve e mbështesin vendimin që një numër I madh I ndeshjeve të mbahen pa publik, ndërsa 17 për qind janë deklaruar kundër.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle