– Qeveria në seancën e sotme solli vendim deri më 28 shkurt të vitit 2022 të vazhdojë vlera e masës për përcaktim të çmimeve më të larta të prodhimeve bazë ushqimore – buka, sheqeri, mielli – tip 400, vaji nga luledielli për ushqim, qumështi i qëndrueshëm me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe prodhimet e mishit të thatë, djathi dhe gjiza, orizi, vezët dhe makaronat. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, me këtë vendim çmimet më të larta të këtyre prodhimeve mbesin në nivel të çmimeve të rregullta të cilat u vendosën më 1 dhjetor të vitit 2021, në tregtinë me shumicë dhe pakicë, me ç’rast përjashtohen çmimet me zbritje dhe zbritjet speciale të cilat ishin të vlefshme më 1 dhjetor të vitit 2021.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk