– Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes, theksoi se askush nuk po negocion për identitetin, gjuhën dhe atributet e tjera të identitetit. “Kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, dua ta përsëris qartë dhe me zë të lartë – askush nuk negocion për identitetin! Gjuha dhe atributet e tjera identitare janë çështje që lindin nga e drejta e vetëvendosjes së çdo personi, çdo populli, çdo bashkësie etnike, çdo shteti dhe është një e drejtë e patjetërsueshme më e fortë se çdo e drejtë tjetër. Ne nuk kemi negociuar për këto çështje, as nuk kemi të drejtë të negociojmë dhe as që do të negociojë dikush ndonjëherë”, nënvizoi Osmani.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk