MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

18:00/25 janar/2022/

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi për vizitën në Sofje theksoi se ka qenë një atmosferë pozitive dhe një mikpritje e ngrohtë nga pala bullgare. “Atmosferë shumë pozitive dhe mikpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të Komisionit për kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy palëve dhe vlerësoj se kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi Grubi.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të premten më 28 janar do të marrë pjesë në seancën e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, informojnë nga MPJ. Deputeti i VMRO-DPMNE-së në Kuvend dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski, paraprakisht sot informoi se përmes letrës kanë kërkuar nga shefi i diplomacisë të vijë në seancën e Komisionit kuvendor dhe t’i dorëzojë përgjigjet të cilat pala e Maqedonisë së Veriut ia ka dërguar Sofjes për planin e ashtuquajtur “5+1”, pasi në dhjetor e ka refuzuar kërkesën e tyre, që është thotë obligim ligjor i tij për llogaridhënie para Parlamentit.

Shkup – Sanela Shkrielj dhe Maja Koçovska do të jenë deputetet e reja të LSDM-së në Kuvend. Ata vijnë në vendin e Slavjanka Petrovska, e cila tani është ministre e Mbrojtjes dhe në vendin e Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila është ministre e Kulturës. Ky vendim është marrë sot në seancën e 43-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Shkup – Mbështetje për aktivitetet e Kryqit të Kuq të Shkupit për sigurimin e shërbimeve në ditë, gjegjësisht përkujdes të përkohshëm të personave të pastrehë në rajonin e Qytetit të Shkupit në pikën dhe strehimoren për persona të pastrehë parasheh marrëveshja për bashkëpunim midis Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të Shkupit që sot e nënshkruan me kryetaren Danella Arsovska dhe sekretaren e Kryqit të Kuq të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, në margjinat e seancës së përbashkët të dy qeverive, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bullgarët e denjë” që tradicionalisht ndahet çdo vit për shumë qytetarë bullgarë që kanë arritur rezultate të mëdha dhe vepra humanitare për popullin e tyre dhe për vendin e tyre.

Shkup – Ky përvjetor, si dhe shënimi i 15 vjetorit nga anëtarësimi i Republikës së Bullgarisë si anëtare e plotë në BE, si data simbolike do të përkthehen në një datë të re, e cila do të jetë e njohur pas zgjidhjes së çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve fqinje dhe mike, të cilat do të krijojnë kushte për një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane, ka theksuar kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm në Sofje me kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, Nikolla Minçev.

Tiranë – Presidenti i Shqipërisë dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, Ilir Meta sot realizoi takim emergjent me shefin e Shtatmadhorisë së armatës së Shqipërisë, gjeneral-majorin Bajram Begaj. Ukraina ka qenë në fokusin e bisedimeve, për çka shefi i shtetit shqiptar informoi përmes publikimit në Fjesbuk, duke potencuar se ndanë “shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik”.

Sofje – Në mbledhjen e Këshillit për Siguri që sot e thirri kryeministri bullgar Kiril Petkovi, do të bisedohet për tensionet rreth Ukrainës dhe planeve të aleatëve të NATO-s për përforcim të krahut lindor të Aleancës, do të mbyllet për mediat, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë bullgare.

Athinë – Drejtuesit e automjeteve të cilët me orë të tëra ngelën të ngujuar në automjetet e tyre në autostradën që i lidh periferitë në Athinë, do të marrin dëmshpërblim prej 2.000 euro ndërsa 1.000 do të jetë dëmi për udhëtarët të cilët ngelën të ngujuar në trena për shkak të ndërprerjes së komunikacionit hekurudhor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Varshavë – Zbatuesit polak të punimeve sot filluan të punojnë në ndërtimin e murit të ri përgjatë kufirit me Bjellorusinë, qëllimi i së cilit është t’i pengojë emigrantët të kalojnë pas krizës në rajon vitin e kaluar. Muri me gjatësi prej 5,5 metrash, vlera e së cilit është 353 milionë euro, do të shtrihet 186 kilometra nga kufiri, që është thuajse gjysma e gjatësisë së tij të përgjithshëm dhe duhet të përfundojë deri në qershor.

Vjenë – Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc ka themeluar kompani në Austri, shkruan “Kronen Cajtung”, duke iu referuar njerëzve të afërt me ish-kancelarin. Kompania quhet SK Management GmbH  në provincën Austria e Poshtme, zona Valdfirtel, me të cilën ai ngushtë është i lidhur sepse gjyshërit e tij janë prej atje.

Bruksel – Anëtaret e BE-së sot ranë dakord për një qasje të koordinuar që do ta lehtësojë lëvizjen e sigurt dhe të lirë në vendet e Unionit gjatë pandemisë së Kovid-10, ndërsa rekomandimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Londër  –  Britania e Madhe nuk do të hezitojë t’i ashpërsojë sanksionet ndaj Moskës, ndërsa nëse Rusia e sulmon Ukrainën, do të tentojë edhe të kontribuojë për sistemimin e forcave të NATO-s, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Xhonson.

Uashington – SHBA-ja propozoi sanksione të reja kundër Rusisë në rast të përshkallëzimit të gjendjes në Ukrainë. Ato kanë të bëjnë në kufizimin e eksportit të lëndëve të para dhe armëve dhe kufizime të kontakteve diplomatike, shkruan “Bild”, duke iu referuar burimeve personale.

Uashington – Kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek” filluan testimet klinike të vaksinës kundër llojit omikron të koronavirusit. Studimi do ta vlerësojë sigurinë, tolerueshmërinë dhe nivelin e përgjigjes imunulogjike, ndërsa në testim janë përfshirë më shumë se 1.400 persona.

Uashington – Kompania amerikane “Xhonson & Xhonson” sot kumtoi se këtë vit pret 3.5 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër kovid-19, falë zbutjes së problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe kërkesës në rritje.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle