MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Disa marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në sfera të ndryshme nënshkruan sot ministrat e resorëve në suaza të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që po mbahet në Sofje. Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja, ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Blalgoj Boçvarski dhe Nikollaj Sabev nënshkruan dy dokumente me të cilat përforcohet ndërlidhja infrastrukturore mes dy vendeve – për Korridorin hekurudhor 8 dhe për linjën e drejtpërdrejtë ajrore Sofje – Shkup. Më konkretisht janë nënshkruar Memorandumi për zhvillim të ndërlidhjes hekurudhore Shkup – Sofje, përmes formimit të grupit të përbashkët të punës, me qëllim të ndërtimit të Korridorit hekurudhor 8 dhe Nismës për vendosje të linjës ajrore Sofje – Shkup.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle