MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili e kryeson delegacionin qeveritar për vizitë zyrtare në Bullgari, sot pasdite me nderime më të larta shtetërore ishte pritur në sheshin “Aleksandar Nevski” në Sofje. Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar zyrtarisht ishin pritur nga kryeministri bullgar Kiril Petkov. Dy kryeministrat vendosën kurora lule para Përmendores së luftëtarit të panjohur, informoi raportuesi i MIA-s nga Sofja. Në kuadër të vizitës nesër në rezidencën “Bojana” do të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të fillojë fjalimi i kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski ndërsa është paraparë të nënshkruhen edhe disa dokumente bilaterale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle