MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes sigurohen përmes termocentralit kogjenerues “TETO” i cili do të funksionojë shtatë ditë në javë me kapacitet të plotë. Teprica e energjisë elektrike do të blihet nga SHA “ESM”, për të cilën dy kompanitë pritet të nënshkruajnë sot marrëveshjen. Qeveria në seancën e djeshme të 133-të solli vendim për ndërmarrje të masës  për sigurim të sasive plotësuese të energjisë elektrike në kushte të ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike. Siç informuan nga pres shërbimi qeveritar, me vendimin parashikohet  sasi plotësuese e energjisë elektrike të sigurohet nga prodhimtaria vendore, gjegjësisht nga Shoqata për prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe energjisë ngrohëse SHA TE-TO Shkup, e cila do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht  do ta plotësojë kapacitetin e instaluar maksimal  prej 227 megavatë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle