– Qeveria e re të cilën duhet ta udhëheqë Dimitar Kovaçevski do të numërojë 21 anëtarë, LSDM dhe koalicioni do të kenë 12, BDI gjashtë, ndërsa Alternativa tre ministra. Kabineti i ri qeveritar do të ketë një anëtar më shumë – ministër pa dikaster, vend që i takoi Alternativës. Nga Qeveria po largohen tetë anëtarë të deritanishëm, duke përfshirë edhe Zoran Zaevin. Nikolla Dimitrovi më nuk do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmilla Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtar i Qeverisë nuk do të jenë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk